Opozita shqiptare do të kthehet në parlament, shkak presioni SHBA-BE

Partia Demokratike e Shqipërisë, pritet t'i kthehet Parlamentit, pas një bojkoti të gjatë.

Lajme

29/11/2014 23:11

Gazeta Tema raporton se opozita do të braktisë bojkotin dhe do t’i kthehet sallës së kuvendit me nisjen e sesionit të ri parlamentar në fillim të janarit.
 
Teksa i refereohet burimeve të besueshme të opozitës Tema thotë se opozita do të marrë pjesë jo vetëm në seancat plenare, por edhe në komisionet parlamentare.
 
Sipas të njëjtat burimeve, rikthimi i opozitës në kuvend nuk ka të bëjë me frikën e deputetëve demokratë për humbjen e mandateve nga deputetët, por lidhet me presionin e vazhdueshëm të Brukselit dhe Shteteve të Bashkuara për rikthimin e opozitës në Kuvend.
 
Pas largimit nga salla e kuvendit, opozita krijoi komisionet e saj paralele duke bërë oponencën e projektligjeve në zyrat e Partisë Demokratike, vendim që nuk ka gjetur dakordësinë e gjithë eksponentëve të Partisë Demokratike.
 
Kështu burime nga selia e demokratëve konfirmojnë për ResPublica se Majlinda Bregu nuk ka pranuar propozimin e kryetarit Lulzim Basha për të mbledhur komisionin e Integrimit në zyrat e Partisë Demokratike.