Opozita pritet të bllokojë seancën dhe të kërkojë dorëheqjen e Xhafajt
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 nën drejtimin e Zv.kryetares Vasilika Hysi. Rendi i ditës nis me betimin e deputetit të ri Spartak Braho, i zë vendin Saimir Tahirit, ish-ministrit në arrest shtëpie tashmë.
Lajme
Por, opozita, ka paralajmëruar se nuk do të lejojë seancë normale parlamentare pa dhënë dorëheqjen Ministri i Brendshë, Fatmir Xhfaja.
Ndaj, pritet që deputetët të hyjnë në sallë dhe nga foltorja të kërkojë ë Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen dhe ndaj tij të nisë hetimi për garancinë që ai ka dhënë deri më sot, vëllait të tij Agron Xhafaj, dënuar në Itali për trafik droge.