Operohet djaloshi që kishte një tumor gjigant në qafë (Foto)

16:31 | 23 Gusht 2015

tumor

Djaloshi nga Meksika, ka shpëtuar nga tumori afërsisht gjysmë metri i gjerë, pasi i nënshtrohet një operimi në Shtetet e Bashkuara.

Jose Antionio Ramires Serrano ka pasur probleme vdekjeprurëse, sepse tumori i bllokonte organet e frymëmarrjes dhe i bënte presion në zemër dhe mushkëri.

Familja e tij nuk kishte të ardhura për t’ia paguar shërimin, por falë ndihmave të njerëzve të vullnetit të mirë, ai është operuar në New Mexico.

Kjo rritje e quajtur lymphangyoma, ishte e ashpër dhe me luspa, teksa krijonte ciste të dhimbshme.

Jose duhej të kishte kujdes të mos ngiste biçikletë, të lahej apo të vraponte, sepse nëse rrëzohej mund të derdhte gjak për ditë të tëra.

Pas operimit që ka zgjatur 16 orë, mjekët kanë arritur t’i heqin tumorin.

Djaloshi që tash është duke marrë vetën, i është kthyer jetës normale.

Mjekët kanë shpresa të mëdha, që më nuk do t’i rritet i njëjti tumor.

tumor3 tumor2 tumor1 tumor