Operacioni që zgjati 16 orë për të ndarë kokat e binjakëve

Binjakët me koka të ngjitura, ndahen pas operacionit.

Fun

05/02/2020 17:07

Këta janë binjakët që kanë lindur me koka të ngjitura, ata ishin vetëm 13 muaj dhe ju duhej të bëjnë një operacion të rrezikshëm që ti ndajnë kokat e tyre, raporton “News Daily”, transmeton lajmi.net.

Operacioni zgjati 16 orë dhe u bë në spitalin e fëmijëve në Montefiore Medical Center në Bronx, New York. Operacioni ishte mjaft i rrezikshëm dhe i frikshëm sepse dy fëmijët mund të vdisnin gjatë operacionit.

Fëmijët që lindin në këtë mënyrë jetojnë vetëm 40% e tyre, kurse 80% vdesin në moshën dy vjeçare. Fëmijët u operuan nga Dr. James Goodrich që është ekspert në këtë lëmi. Ai kishte bërë edhe më parë operacione të tilla dhe kishte ndarë shtatë fëmijë të tjerë.

Falë operacionit fëmijët kanë koka të ndara dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. /Lajmi.net/