“Operacioni Pranvera 2025”: Prokuroria e Pejës koordinon aksionet kundër trafikimit, lokalet e natës dhe lëmosh kërkuesve
Prokurorja e shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Valbona Disha – Haxhosaj, ka mbajtur sot takim me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës nga Drejtoria Rajonale në Pejë, komandantët e stacioneve, shefat e hetimeve dhe Njësitin për luftimin e trafikimit me qeniet njerëzore, përfaqësuesit nga Komuna e Pejës dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Në këtë…

Lajme
Prokurorja e shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Valbona Disha – Haxhosaj, ka mbajtur sot takim me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës nga Drejtoria Rajonale në Pejë, komandantët e stacioneve, shefat e hetimeve dhe Njësitin për luftimin e trafikimit me qeniet njerëzore, përfaqësuesit nga Komuna e Pejës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Në këtë takim i udhëhequr nga prokurorja e shteti, Valbona Disha – Haxhosaj, u shpalosen rezultatet e disa aksioneve të koduara si “Pranvera 2025” , të cilat ishin ndërmarrë me herët, si rezultat i takimit paraprakë të datës 27 prill të koordinatores Haxhosaj me përfaqësuesit e lartcekur në Prokurorinë Themelore të Pejës.
Po ashtu, gjatë takimi të sotëm u diskutua për tema me theks të veçantë që ndërlidhen me trafikimin e qenieve njerëzore, lokalet e natës, vilat, e në veçanti çështjen e lëmosh kërkuesve dhe keqpërdorimit të tyre.
Nga të gjitha këto tema, u nxorën konkluzione të cilat do të shërbejnë për ndërmarrjen e aktiviteteve për luftimin e veprave penale, trafikimit me njerëz, me theks të veçantë për lëmoshë kërkuesit, veprës penale kontrabandim me emigrant, ku secili institucion nga ky mekanizëm do të raportojnë me 1 shtator, lidhur me zbatimin e planit të përbashkët operativë, ashtu siç ka kërkuar nga ky takim. /Lajmi.net/