Operacioni “Mënyra” – Policia e Shtetit në Morinë arreston dy femra, dyshohen për kalim të paligjshëm të kufirit të 7 emigrantëve

Policia e Shtetit shqiptar, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Mënyra. Ata përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kanë njoftuar se pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një mënyrë të re të tentativave për transportimin e emigrantëve të paligjshëm, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan…

Lajme

06/04/2026 13:02

Policia e Shtetit shqiptar, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Mënyra.

Ata përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kanë njoftuar se pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një mënyrë të re të tentativave për transportimin e emigrantëve të paligjshëm, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mënyra”.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetaset: F. B., 31 vjeçe, dhe Xh. C., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.

“Shtetasja F. B. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Morinë, duke transportuar me automjetin e saj 7 emigrantë të paligjshëm, të cilët do t’i ndihmonte të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit. Ndërsa shtetasja Xh. C., me automjetin e saj, e shoqëronte dhe kontrollonte rrugën për të shmangur kontrollet e Policisë”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Ata kanë thënë se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet, një sasi euro dhe një sasi parash.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: