Operacioni i përbashkët i kërkimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në lumin Mat po vazhdon
Prej disa ditësh, efektivët e Forcave Tokësore nga Shqipëria po vijojnë pa ndërprerje operacionin e kërkimit për të riun e zhdukur në lumin Mat. Në këtë mision janë angazhuar edhe forcat e FSK-së, duke rritur kapacitetet operacionale dhe koordinimin në terren. “Prej shumë ditësh, efektivët e b3k të RKV, po vijojnë pa u lodhur dhe…
Lajme
Prej disa ditësh, efektivët e Forcave Tokësore nga Shqipëria po vijojnë pa ndërprerje operacionin e kërkimit për të riun e zhdukur në lumin Mat.
Në këtë mision janë angazhuar edhe forcat e FSK-së, duke rritur kapacitetet operacionale dhe koordinimin në terren.
“Prej shumë ditësh, efektivët e b3k të RKV, po vijojnë pa u lodhur dhe pa ndërprerje kërkimet për të riun e zhdukur në lumin Mat. Prej disa ditesh në këtë mision u bashkuan edhe trupat e FSK, duke rritur kapacitetet dhe koordinimin në terren. Me përkushtim, profesionalizëm dhe bashkëveprim, ekipet e përfshira në terren po bëjnë maksimumin”, ka njoftuar FT. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: