OKB nuk përzihet në Forcën e Armatosur të Kosovës

Zëdhënësi i OKB’së, Farhan Haq, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug se nuk i përket OKB’së të përzihet në çështje që kanë të bëjnë me sigurinë në Kosovë. Sipas tij, përgjegjëse për sigurinë e Kosovës është forca paqeruajtëse e NATO’s.

Lajme

07/03/2014 11:37

OKB nuk e ka ndërmend të përzihet në çështjen e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK) pavarësisht ankesës së Serbisë që kjo organizatë ta trajtojë vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, i cili e bën shtetin më të ri me forcë ushtarake.

Zëdhënësi i OKB’së, Farhan Haq ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug se nuk i përket OKB’së të përzihet në çështje që kanë të bëjnë me sigurinë në Kosovë.

Sipas tij, përgjegjëse për sigurinë e Kosovës është forca paqeruajtëse e NATO’s.

Zëdhënësi Haq ka konfirmuar se OKB “është informuar” për vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e FAK, ndërsa ka shtuar se në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB’së, forcat ndërkombëtare të sigurisë janë përgjegjëse për sigurinë në Kosovë.

Pas vendimit për transformimin e FSK’së në FAK, zyrtarë të Qeverisë serbe kanë thënë se do të kërkojnë urgjentisht debat për këtë çështje në Këshillin e Sigurimit.

Por Ministri i FSK’së, Agim Çeku, Foto: Petrit Rrahmani, Lajmi.net[/caption]