OKB-ja i kërkon Izraelit lejimin e ndihmave në Gaza mes “vdekjeve dhe shkatërrimeve”

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, i ka kërkuar Izraelit që të lejojë hyrjen e një sasie më të madhe të ndihmave në Gaza. Guterres tha se të gjitha ndihmat e lejuara deri tani në Gaza “përbëjnë vetëm një lugë çaji”, teksa akuzoi Izraelin se po vendos ndalime të furnizimeve kyçe dhe po shkakton vonesa të…

Bota

23/05/2025 18:40

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, i ka kërkuar Izraelit që të lejojë hyrjen e një sasie më të madhe të ndihmave në Gaza.

Guterres tha se të gjitha ndihmat e lejuara deri tani në Gaza “përbëjnë vetëm një lugë çaji”, teksa akuzoi Izraelin se po vendos ndalime të furnizimeve kyçe dhe po shkakton vonesa të panevojshme.

“Kërkesat janë të mëdha dhe pengesat janë marramendëse. Ndërkohë, ofensiva ushtarake izraelite po intensifikohet me nivele të tmerrshme vdekjeje dhe shkatërrimi”, tha Guterres, shkruan Skynews.

Ai tutje kërkoi armëpushim të përhershëm, lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe qasje të plotë humanitare, teksa shtoi se 9 mijë kamionë me ndihma po presin për të hyrë në Gaza.