Oficerët e Policisë trajnohen për emergjenca mjekësore nga KFOR-i
Oficerët e Policisë së Kosovës, kanë marrë pjesë në një trajnim për emergjenca mjekësore që është udhëhequr nga ushtarët në Komandën Rajonale-Lindje të KFOR-it në Mitrovicë të Veriut. KFOR ka thënë se trajnimi është përqëndruar në teknika shpëtuese të jetës, përfshirë menaxhimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe lëvizjen e të lënduarve, duke forcuar aftësinë e…
Lajme
Oficerët e Policisë së Kosovës, kanë marrë pjesë në një trajnim për emergjenca mjekësore që është udhëhequr nga ushtarët në Komandën Rajonale-Lindje të KFOR-it në Mitrovicë të Veriut.
KFOR ka thënë se trajnimi është përqëndruar në teknika shpëtuese të jetës, përfshirë menaxhimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe lëvizjen e të lënduarve, duke forcuar aftësinë e reaguesve për të ofruar kujdes të menjëhershëm në situata kritike.
“Aktivitete të tilla pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it me strukturat lokale të sigurisë, duke mbështetur zhvillimin profesional dhe duke rritur efektivitetin operacional në shërbim të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë. KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me EULEX në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, ka njoftuar KFOR-i. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: