Odegaard: Sapo u arkordua gjuajtja e lirë, menjëherë mora topin
Mesfushori i Arsenalit, Martin Odegaard thotë se nuk dyshoi te vetja për të gjuajtur nga gjuajtja e lirë.
Sport
Norvegjezi realizoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë, që i solli fitoren Arsenalit kundër Burnley, shkruan lajmi.net.
Për Express, Odegaard tha se nuk kishte dyshim për të gjuajtur këtë gjuajtje të lirë.
“Kur morëm gjuajtjen e lirë, menjëherë shkova te topi”.
“Ishte moment i madh dhe i mirë kur pashë që përfundoi në portë. Duhet ta godasësh topin në mënyrë perfektë, me shpejtësinë dhe peshën e duhur”, deklaroi ai.
Arsenal tani ka shënuar dy fitore radhazi./Lajmi.net/