Odegaard: Jam i lumtur te Arsenal, do bisedojmë me Real Madridin

Mesfushori i Real Madridit, i huazuar te Arsenal, Martin Odegaard ka biseduar lidhur me të ardhmen.

Sport

18/05/2021 15:35

Norvegjezi u huazua te “Topçinjtë” në janar për minutazhë më të lartë, ndërsa Arsenal dëshiron ta mbajë në skuadër, transmeton lajmi.net.

Odegaard për SkyDE ka thënë se është i lumtur në “Emirates”, por duhet të bisedojnë me Real Madridin për të parë se çfarë duan.

“Jam i lumtur te Arsenal, do shohim çfarë do ndodh pasi sezoni të përfundojë”.

“Unë jam i blerë nga Real Madrid, pra duhet të flasim me ta. Është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë duan”, deklaroi ai.

Ndërkohë, thuhet se Reali do konsiderojë shitjen për një shumë të konsiderueshme parash./Lajmi.net/