Oda Amerikane me iniciativë për ta mbështetur Shqipërinë pas tërmetit

Në shenjë solidarizimi me popullin shqiptar, që po kalon një situatë të jashtëzakonshme si pasojë e tërmetit fatal të 26 nëntorit, Oda Ekonomike Amerikane dhe Gjirafa.com ftojnë të gjitha kompanitë në Kosovë që të ndihmojnë me artikuj ushqimorë, veshmbathje, apo të holla.

Lajme

27/11/2019 10:56

Ndihmat do të mblidhen në zyrat e Gjirafa.com (Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, Km i 6-të) dhe në zyrat e Odës Ekonomike Amerikane (Perandori Justinian, 132 Prishtinë), ndërsa për informata më të hollësishme rreth kontribuimit mund të kontaktoni në numrin +38345109900, ose +38344991206, apo përmes emailit në [email protected].
Oda Amerikane i falënderon kompanitë anëtare që menjëherë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për donacione. Mendjet dhe zemrat tona janë me Shqipërinë, me shpresë që fatkeqësi të tilla natyrore të mos përsëriten. /Lajmi.net/