​OBSH po gjurmon variantin e ri të koronavirusit “EG.5”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të mërkurën se është duke gjurmuar variante të shumta të koronavirusit, duke përfshirë llojin e quajtur EG.5 që po përhapet në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. “OBSH aktualisht po gjurmon disa variante të COVID-19 duke përfshirë EG.5, për të cilin po publikojmë një vlerësim të rrezikut sot,” tha shefi…

Lifestyle

09/08/2023 17:22

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të mërkurën se është duke gjurmuar variante të shumta të koronavirusit, duke përfshirë llojin e quajtur EG.5 që po përhapet në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

“OBSH aktualisht po gjurmon disa variante të COVID-19 duke përfshirë EG.5, për të cilin po publikojmë një vlerësim të rrezikut sot,” tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

“Mbetet rreziku i shfaqjes së një varianti më të rrezikshëm që mund të shkaktojë një rritje të papritur të rasteve dhe vdekjeve”, shtoi Tedros.

EG.5 është një nënvariant i variantit Omicron shumë të transmetueshëm.

Për më tepër, ai njoftoi një seri rekomandimesh të cilat janë në fuqi për të gjitha shtetet nga e mërkura deri më 30 prill 2025.

Rekomandimet i nxisin kombet që të vazhdojnë të publikojnë të dhëna për COVID-19, duke përfshirë vdekjet dhe rastet, duke iu përmbajtur programeve të vaksinimit dhe duke siguruar qasje të barabartë në vaksina të sigurta dhe efektive./AA/