Oboisti Ridvan Murtezi mbajti koncert recital në Paris

Ditë më parë, oboisti Ridvan Murtezi ka mbajtur koncert recital të muzikës klasike në Paris në La Maison d'Albanie.

ShowBiz

05/02/2018 17:00

Koncerti recital u shoqërua edhe nga pianistja Era Veizi me origjinë nga Tirana e cila studion dhe vepron në Francë.

Një numër i madh i të interesuarve kanë ndjekur Ridvan Murtezin i cili ka luajtur me instrumentet e tija, corno angleze dhe oboje, disa pjesë të kompozitorëve të shquar botëror.

“Pas pak ditësh, është 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës dhe dëshiroj të falenderoj zotin Zamir Mati, zotin Gjergji Themeli, këshillin drejtues të « Maison de l’Albanie » për koncertin recital që organizuan , për pritjen e ngrohtë dhe dashamirësinë e miqve të saj sidomos për vëmendjen e treguar dhe aq më tepër edhe për takimin e ngrohtë duke shkëmbyer mendime e njohje të ndërsjellta jo vetëm me përshtypjet e koncertit por edhe për Kosovën dhe Shqipërinë. Ishte një festë për mua këtu në Paris për ditën e pavarësise së Kosovës së lirë”, është shprehur Murtezi i cili është edhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë./Lajmi.net/

27458908_10156114538954510_6430233831825936801_n