Oblak për trofeun e La Liga-s: Çelësi kryesor ishte skuadra

Atletico Madrid ia doli që edicionin 2020/21 të thyejë dominimin e Barcelonës dhe Real Madridit duke fituar trofeun e La Ligas.

Sport

30/05/2021 18:07

Një ndër meritorët pos Luis Suarez, ka qenë Jan Oblak që ka qenë fenomenal duke bërë disa super pritje, transmeton lajmi.net.

Slloveni tha se çelësi kryesor që bëri të fitojnë La Liga-n, ishte skuadra.

“Çelësi është bërë skuadra. Nuk është e lehtë të kemi skuadër ku të gjithë jemi të njëjtë, secili”.

“Kjo është gjëja më kryesore, nëse nuk ka atmosferë të mirë dhe lidhje, është e pamundur të fitosh titujt. Kemi treguar këtë vit, se duhej të fitonim La Liga”.

“Secili ka ëndrrat e veta, por duhet të shkojmë pak nga pak. Këtë vit kemi fituar titull të rëndësishëm dhe tani vera po vjen”.

“Do shohim çfarë do ndodh në skuadër. Jam i sigurt se Atletico do jetë skuadër garuese dhe shpresojmë të fitojmë tituj të tjerë. Por varet nga gjëra të tjera. Luajmë ndaj klubeve të mëdha”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Atletico Madrid është duke provuar të nënshkruajë me Jordi Alban dhe Paulo Dybalan./Lajmi.net/