Oblak i hapur për kalimin në Premier League – Newcastle shfaq interesimin

Jan Oblak është i hapur për largimin nga Atletico Madrid drejt kampionatit anglez, Premier League.

Sport

15/03/2022 11:00

Portieri slloven, Jan Oblak ka marrë interesim nga disa skuadra të Premier League, përfshirë atë të Newcastle United.

Raportime të ‘Goal’ bëjnë të ditur se Oblak mund të largohet nga Atletico Madrid, pas shumë viteve aventurë me ‘Rojiblancos’, përcjell lajmi.net.

Destinacioni i tij i preferuar është Premier League, dhe tashmë ka edhe skuadra specifike që lidhen me sllovenin.

Newcastle United, skuadra më e pasur në botë, ka shfaqur interesim për kartonin e lojtarit.

Kontrata e Oblak me Atletico Madrid është valide edhe 18 muaj. Kësisoj, Newcastle mund ta marrin lojtarin me çmim të përgjysmuar gjatë merkatos së verës, nëse Atleti vendosin ta shesin kartonin e portierit. /Lajmi.net/