Objektivi: 100 pikë

Është ende herët për të thënë ‘100’. Por, nëse ende askush nuk e ka arritur atëherë do të thotë se është arritje mjaft e vështirë. Juventus është në rrugëtim të jashtëzakonshëm në Serie A këtë stinor dhe pas 18 xhirosh ka bilanc prej 16 fitoresh, një barazim dhe vetëm një humbje, ose më saktë, 49…

Sport

08/01/2014 17:40

Është ende herët për të thënë ‘100’. Por, nëse ende askush nuk e ka arritur atëherë do të thotë se është arritje mjaft e vështirë.

Juventus është në rrugëtim të jashtëzakonshëm në Serie A këtë stinor dhe pas 18 xhirosh ka bilanc prej 16 fitoresh, një barazim dhe vetëm një humbje, ose më saktë, 49 pikë.

Andaj, për të bërë atë që nuk e ka bërë askush në histori të futbollit italian, ekipi i Antonio Contes duhet të përsërit këtë bilanc edhe gjatë pjesës së dytë të stinor edhe pse para nisjes së tij ka mbetur të zhvillohet edhe një ndeshje, ajo në udhëtim te Cagliari të dielën.

Nëse e mbyll pjesën e parë të edicionit në Serie A me fitore te Cagliari, Bianconerët do të ngjiten në kuotën e 52 pikëve.

Me barazim, do të kenë 50, mesatare e realizueshme edhe në pjesën e dytë të edicionit që do të sillte rekordin. Aktualisht, ai i takon Interit, që gjatë edicionit 2006-07 e festoi Scudetton me 97 pikë.