Objekti misterioz në formë cigareje në qiellin e ShBA-ve

Një objekt fluturues "në formë puroje" është zbuluar në qiell mbi Teksas dhe ka ngjallur frikën se mund të jetë një UFO.

Fun

02/12/2018 22:05

Videoja e objektit të palëvizshëm mbi qytetin e Kellerit i hutoi vendasit, e cila u ngarkua në platformën Youtube, transmeton lajmi.net.

Përderisa nuk është saktësisht e qartë se çfarë është objekti, janë propozuar një numër sqarimesh, duke përfshirë një shpërthim, një re, një tullumbace të motit, si dhe një vizitor potencial nga jashtë.

Administratorët e kanalit të YouTube pretendonin se objekti qëndronte pa lëvizur në ajër për 20 minuta.

Ndiqeni videon më poshtë. /Lajmi.net/

YouTube player