Objektet që nuk i plotësojnë kushtet duhet të rrënohen

Sot mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të fushatës së legalizimit të ndërtimeve pa leje në Republikën e Kosovës, me moton “Legalizo Ndërtimin, mos e humb mundësinë”, e cila do të mbahet në objektin e Ish-Rilindjes.

Lajme

05/09/2019 09:28

Servet Spahiu udhëheqës i Departamentit të Planifikimit Hapësinor Ndërtimit dhe Banimit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor tha se fushata e legalizimit të ndërtimeve pa leje,”Legalizo ndërtimin, mos humb mundësinë”, do të jetë një mundësi e mirë për të informuar qytetarët e Kosovës.

“Ne jemi udhëzues të punës për komuna. Me ligj është të bëhet një “one stop shop”, dhe pala të mos shkojë nga një zyre me një zyre”, tha ai sot në Radio Televizionin e Kosovës.

Ai bëri me dije se janë të mobilizuar për të trajtuar lëndët. “Fushata është një pjesë, ne do të shohim të shkojmë tek qytetari”, deklaroi ai.

Për legalizimin e ndërtimeve, Spahiu tha se ato që kanë marrë leje për ndërtim i plotësojnë kushtet. “Ato objekte që kanë marrë leje i plotësojnë kushtet, se përndryshe nuk kishin marrë leje. Ai tha se janë dy procese:, ndërtimi dhe legalizimi”, pohoi ai.

Spahiu vlerësoi se ai objekt që legalizohet do të marrë certifikatë. “Objektet që nuk i plotësojnë kushtet duhet të rrënohen, kështu e thotë ligji”, tha ai.