Obeziteti dhe rezistenca ndaj antibiotikëve mund të nxisin pandemi vdekjeprurëse të gripit

Rritja e niveleve të obezitetit dhe rezistencës ndaj antibiotikëve mund të nxisë një pandemi të gripit në të ardhmen, ka paralajmëruar një studim i ri.

Lifestyle

09/10/2018 23:43

Hulumtuesit nga Instituti për Infeksione dhe Imunitet “Peter Doherty” në Australi, kanë analizuar faktorët që kishin ndikuar në pandeminë e vitit 1918, ku u infektuan 500 milionë persona ndërsa mbetën të vdekur 100 milionë.

Sipas këtij ekipi ndonëse bota tani është shumë më e përgatitur të ballafaqohet me ndonjë pandemi krahasuar me 100 vjet më parë, janë paraqitur sfida të reja.

Rritja e sëmundjeve kronike dhe infeksioneve bakteriale sekondare që nuk mund të trajtohen për shkak të rezistencës ndaj antibiotikëve, mund të nxisin një shpërthim vdekjeprurës të gripit.

Hulumtuesit gjithashtu kanë theksuar se në qoftë se një pandemi e tillë shpërthen sot, mund të vdesin rreth 147 milionë njerëz.

An increase in chronic diseases and resistance of antibiotics to secondary bacterial infections could aggravate a deadly outbreak similar to the 1918 flu pandemic, researchers warn. Pictured: The Oakland Municipal Auditorium with volunteer nurses during the 1918 pandemic