Obama theu rekordin botëror në Twitter për vetëm 5 orë

Nëse je President i Shteteve të Bashkuara gjithçka është e mundur, madje edhe thyerja e rekordeve botërore.

Fun

21/05/2015 18:30

Kjo është pikërisht ajo që bëri Obama të hënën, bazuar në librin e rekordeve të Guinness-it.

Presidenti Obama, i cili është regjistruar me llogarinë @POTUS në rrjetin social Twitter dy ditë më parë, ka arritur 1 milion ndjekës për më pak se pesë orë, duke thyer rekordin e mëparshëm që e mbante Robert Downey, i cili arriti numrin e njëjtë të ndjekësve brenda 24 orëve.

Megjithatë, nuk është kjo hera e parë që Obama ka përdorur një llogari në Twitter. Më parë, ai kishte  postuar si një president nën llogarinë e Shtëpisë së Bardhë (@WhiteHouse), por ashtu si kjo llogari edhe ajo e Obamas do të menaxhohen nga stafi i Shtëpisë së Bardhë, ndonëse postet në @POTUS vijnë direkt nga presidenti.