“O qyqan…” – Abdixhiku i ashpër me Xhafer Tahirin, thotë se LDK nuk e njeh marrëveshjen e tij me VV-në në Vushtrri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka kritikuar ashpër kandidatin e kësaj partie në Vushtrri, Xhafer Tahiri që ka lidhur koalicion për të mbështetur kandidatin e VV-së në këtë komunë, pa marr leje nga partia. Abdixhiku po ashtu ka kritikuar paraqitjen e Kurtit derisa nënshkruhej ky koalicion, transmeton lajmi.net. “Unë nuk e kam ditë që…

Lajme

23/10/2025 21:29

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka kritikuar ashpër kandidatin e kësaj partie në Vushtrri, Xhafer Tahiri që ka lidhur koalicion për të mbështetur kandidatin e VV-së në këtë komunë, pa marr leje nga partia.

Abdixhiku po ashtu ka kritikuar paraqitjen e Kurtit derisa nënshkruhej ky koalicion, transmeton lajmi.net.

“Unë nuk e kam ditë që ai(Albin Kurti) shkon në Vushtrri. E kam parë përmes mediave. Ai(Kurti) do ishte dashur me shku atje edhe me i thanë: ‘o qyqan(Xhafer Tahiri), ku e ki kryetarin tanë’, ‘jo vallah se kam’, ‘e pse se ki’, ‘se nuk është pajtu’, me i thanë kadal se nuk bohet kjo farë pune. Unë nuk e mendoj vetën, me dhezë kerrin, me shku me një degë, me u taku me kandidatin e një partie tjetër edhe me i qëndru mbrapa tu u zgërdhi edhe me konsideru si marrëveshje valide.”, tha ai në Debat Plus./lajmi.net/