“O bir, je çu peshë e honksh kryt e tonë”, alarmet e rreme për bomba “lodhin” qytetarët

Një alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës bëri që shumë zyrtarë policorë të zbarkojnë sot aty. Kontrolle të shumta nga njësi të specializuara u kryen aty, derisa si përfundim doli se ishte alarm i rremë. Lajmi.net ka qëndruar sot atje  ku edhe ka parë nga afër zhvillimet. Duke qenë se diçka e tillë nuk…

Lajme

02/07/2024 15:56

Një alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës bëri që shumë zyrtarë policorë të zbarkojnë sot aty.

Kontrolle të shumta nga njësi të specializuara u kryen aty, derisa si përfundim doli se ishte alarm i rremë.

Lajmi.net ka qëndruar sot atje  ku edhe ka parë nga afër zhvillimet.

Duke qenë se diçka e tillë nuk është hera e parë që po ndodhë, duket se nuk po merret aq seriozisht më edhe nga ana e qytetarëve, raporton lajmi.net.

“Unë punoj këtu taksist qe disa vite, ndodhin këto raste, po pasi që nuk janë të rrezikshme apet po e kalojmë”,u shpreh njëri nga të intervistuarit. “Shumë shpesh po ndodhin dhe po duhet me u qetësu edhe ne”, përfundoi ai.

“Njëjtë jena bo”, u shpreh njëri nga të intervistuarit tjerë duke lënë të kuptohet që një përvojë e tillë më nuk ju ngjallë përshtypje./Lajmi.net

Më poshtë video me reagimet e qytetarëve: