Nxënësve tiranas nuk u lejohet flamuri kombëtar në Budvë

Disa maturantë nga Tirana kanë valëvitur flamurin shqiptar në muret e qytetit të vjetër të Budvës , për çka ka intervenuar edhe policia, transmeton gazeta malazeze Vijesti .

Lajme

01/05/2015 11:54

Gazeta raporton se një grup i nxënësve të shkollave të mesme nga Tirana , me flamurin shqiptar në dorë, janë fotografuar me të në njërin nga plazhet kryesore të qytetit, për çka janë fishkëllyer nga disa banorë të Budvës.

Disa nga nxënësit kanë hipur në muret e vjetra, për çka ka intervenuar policia duke marrë flamurin dhe duke i përcjellë deri tek autobusët me të cilët udhëtonin maturantët. Policia, siç thuhet, ka intervenuar me kërkesë të qytetarëve.

Ligjet malazeze rregullojnë mënyrën e shfaqjes së flamujt e vendeve tjera, dhe me një rregullore të veçantë është rregulluar përdorimi flamurit dhe simboleve kombëtare të popujve pakicë që jetojnë në Mal të Zi.

Kjo mënyrë e shfaqjes së flamurit kombëtar është një kundërvajtje , dhe trajtohet si prishje e rendit dhe qetësisë.