Nusja bie në det, ndërsa po bënte fotosesion mbi një motor uji

Ailili Reierson ka vendosur që fotografitë e dasmës t’i realizojë në një ambient pak më ndryshe, përkatësisht në brigjet e Kankunit të Meksikës.

Fun

14/08/2019 09:44

Mirëpo, fati nuk ishte në anën e nusës. Falë pakujdesisë, ajo duke realizuar fotografi bie me gjithë fustanin e bardhë të nuserisë në ujin e kripur të Kankunit, transmeton lajmi.net.

Meqë asaj iu fshi grimi i tëri dhe iu prish fustani, nusja Reierson vendosi që të mos realizonte fotosesionin e planifikuar paraprakisht.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk arriti të ndikonte në humorin e saj, e cila pavarësisht se ra në ujë, vazhdoi të qeshte me incidentin e saj.

Ndiqeni videon për ta parë momentin epik. /Lajmi.net/

YouTube player