Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Nurellari publikon dokumente: Demaskohet mashtrimi i qeverisë për karantinimin e dy komunave veriore

18:17 | 9 Prill 2020

Adri Nurellari, këshilltari i kreut të PDK-së, Kadri Veselit nëpërmjet një postimi në Facebook ka publikuar disa dokumente ku thuhet e kundërta e deklaratave të qeverisë për karantinimin e dy komunave të veriut.

Në postimin e tij Nurellari thotë se janë demaskuar mashtrimi i qeverisë për karantinimin e dy komunave të veriut, duke thënë se ministri Vitia do të duhej të përndiqej nga prokuroria sepse ka bërë deklaratë zyrtare të rrejshme, shkruan lajmi.net.

“Para pak ditësh përmenda katër gënjeshtrat e videos së kryeministrit të shkarkuar Kurti. Në vazhdim të atij postimi po tregoj një ndër provat kryesore për të cilat ministri Vitia normalisht duhej të përndiqej nga prokoria sepse ka bërë deklaratë zyrtare të rrejshme.”, shkruan Nurellari.

Më tutje, në postimin e tij, ai ka radhitur disa vegëza në të cilat raportohet për gjendjen dhe situatën në veri.

“Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim mashtrues për karantinimin e dy komunave të veriut në datën 9 prill për të maskuar pafuqinë për të kundërshtuar vendimin e strukturave serbe të marrë në datën 3 prill”, shkruan Nurellari.

Ky është postimi i tij i plotë: