Nuredin Lushtaku rikthehet në PDK, Ideal’i përmbyll veprimtarinë e tij politike – i bashkohet kësaj partie

Nuredin Lushtaku është rikthyer në Partinë Demokratike të Kosovës. Abelard Tahiri, deputet i kësaj partie, ka bërë të ditur se subjekti politik ‘Ideal’ i udhëhequr prej Lushtakut është bashkuar PDK-së. Deputeti ka njoftuar edhe se ‘Ideal’ do të përmbyll veprimtarinë e tij politike, dhe se, personalitetet që kanë qenë pjesë e këtij subjekti i bashkohen…

Lajme

13/08/2025 17:43

Nuredin Lushtaku është rikthyer në Partinë Demokratike të Kosovës. Abelard Tahiri, deputet i kësaj partie, ka bërë të ditur se subjekti politik ‘Ideal’ i udhëhequr prej Lushtakut është bashkuar PDK-së.

Deputeti ka njoftuar edhe se ‘Ideal’ do të përmbyll veprimtarinë e tij politike, dhe se, personalitetet që kanë qenë pjesë e këtij subjekti i bashkohen PDK-së.

Postimi:

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot, Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj iu bashkua edhe subjekti politik “Ideal”, i cili prej vitesh ka vepruar në këtë komunë. Ky subjekt udhëhiqej nga njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Nuredin Lushtaku.

Pjesë e këtij subjekti kanë qenë shumë gra e burra që kanë dhënë kontribut të çmuar e të pandërprerë për Skenderajn dhe Kosovën. Nga sot, këto personalitete i bashkohen PDK-së, ndërsa subjekti “Ideal” përmbyll veprimtarinë e tij politike. Në zgjedhjet e 12 tetorit, ata do të mbështesin kandidatin e PDK-së për Kryetar të Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtakun.

Mirë se erdhe në shtëpinë tënde, gjeneral Nuredin Lushtaku!

Pata kënaqësinë që në këtë aktivitet të jem së bashku me deputetin Përparim Gruda dhe anëtarin e Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti.

Na priftë e mbara!