Numri i tifozëve shqiptarë në miqësoren ndaj Austrisë

Shqipëria pësoi humbje 2:1 nga Austria, mirëpo kuqezinjve nuk u mungoi përkrahja nga tifozët, përkundër faktit që ishin në disavantazh që nga minuta e 6-të.

Sport

26/03/2016 20:20

7 mijë tifozë shqiptarë ishin të pranishëm në Ernst Happel Stadion, mbështetja e të cilëve u dëgjua prej momentit të himnit kombëtar, transmeton Supersport.al.

Flamujt kombëtare u shfaqën thuajse në të gjitha tribunat e impiantit të kryeqytetit austriak, ndërsa një pjesë e madhe e tifozëve, përveç simboleve kuqezi, nga fanellat te shallët, mbanin edhe plisat.

Mbështetja për Kombëtaren nuk mungoi pavarësisht disavantazhit me Austrinë, ndërsa entuziazmi arriti në maksimum në momentin e golit të Lenjanit.