Numër i madh i qytetarëve presin për doktorin në Klinikën e Oftamologjisë në QKUK, një paciente thotë se ai nuk ishte aty në orar të punës
Një paciente që ka kërkuar trajtim në Klinikën e Oftamologjisë në QKUK, është ankuar për situatën aty. Ajo ka thënë se derisa shumë qytetarë pritnin, doktori nuk ishte në vendin e punës sipas orarit, shkruan lajmi.net. Ajo ka thënë se kur pyeti për vonesën e tij, dikush tha se i ka kryer pacientët e dikush…
Lajme
Një paciente që ka kërkuar trajtim në Klinikën e Oftamologjisë në QKUK, është ankuar për situatën aty.
Ajo ka thënë se derisa shumë qytetarë pritnin, doktori nuk ishte në vendin e punës sipas orarit, shkruan lajmi.net.
Ajo ka thënë se kur pyeti për vonesën e tij, dikush tha se i ka kryer pacientët e dikush ka thënë se nuk është pushim.
Postimi i plotë:
Sot, në Klinikën e Oftamologjisë në QKUK, bëra një pyetje shumë të thjeshtë: Pse doktori nuk është në vendin e punës sipas orarit?
Përgjigjja e parë ishte: “I ka kryer pacientët”, ndërkohë që korridori ishte plot me pacientë në pritje.
Përgjigjja e dytë: “Është në pushim.”
Pas këtyre përgjigjeve të kota, insistova të mësoja të paktën emrat e personelit që ishte aty.
Njëra u përgjigj: “Nuk dua ta jap emrin.”
Tjetra: “NUK E DI, se veç stazhiere jam.”
Pra, në një institucion publik shëndetësor, pacienti jo vetëm që duhet të presë, por me sa duket duhet të bëjë edhe përpjekje për të kuptuar kush është përgjegjës dhe kush po i jep informacion.
P.S. Doktoresha ndërkohë erdhi, por emrat e personelit ende nuk arrita t’i mësoj /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë: