“Nuk reflektuan”, Labinot Tahiri mbetet jashtë Kuvendit

Labinot Tahiri nuk aderoi në asnjë parti.

ShowBiz

16/01/2021 15:01

Meqenëse sot është dita e fundit kur partitë dërgojnë listat në KQZ, Labinot Tahiri njoftoi për vendimin që ka marrë, shkruan lajmi.net.

Ai me anë të një postimi, bëri të ditur se kësaj radhe nuk do të jetë në Kuvend, pavarësisht dëshirës që kishte për të bërë spitalin kundër Leukemisë.

Këngëtari thotë se partitë nuk reflektuan, andaj do të qëndrojë jashtë Kuvendit, por premton se një ditë do të jetë aty.

Labi u premton qytetarëve që në çdo padrejtësi do ta ngrisë zërin dhe do t’i ndihmojë.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Të dashur njerëz!
Edhe kësaj radhe nuk u bë që të jam në parlament!!
Ne po vazhdojmë të punojmë e të kryejmë punë edhe jashtë kuvendit,kêrkesa dhe shêrbime që i do qytetari, atehere dhe nē çdo kohē kur kanë nevojë.
Kam dashur që të jem në kuvend, me shpresën se do të realizojmē një ditë atê andêrr të qytetarêve ( SPITALIN KUNDËR LEUKEMISË) sepse më shumë ndoshta nuk kam pasur mundesi në këto rrethana!
Nuk reflektuan , dhe tani po qëndrojjë jashtë kuvendit si shërbetorë i qytetarit pa ndryshuar asnjeherë.
Një ditë, do të jem aty përsêri nëse i duhet qytetarit njeri i pa korruptuar dhe i drejtë për çdo vështërsi të tij.
Në çdo padrejtesi do ta ngris zanin dhe do jem pa interes ne çdo rrethanë për ju dhe vendin, ashtu siq i shikoni këto foto pêrveq humanizmit që e bëjmë se bashku.
Faleminderit Diasporë dhe qytetarë të shumtë që deshironit të isha aty ku rinia e sodit deshironte që të jam edhe unë deputet.
Ju dëshirojë suksese nē zgjedhje.
Shihemi shumë shpejtë. ❤️❤️❤️
Me respekt dhe dashuri, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.
Me dashuri gjithmonë për ju, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë”. /Lajmi.net/

Të dashur njerëz!

Edhe kësaj radhe nuk u bë që të jam në parlament!!

Ne po vazhdojmë të punojmë e të kryejmë punë…

Posted by Labinot Tahiri on Saturday, January 16, 2021