“Nuk po të ka hije me ironizu, bar ti që nuk të konsideroj primitiv, si do kolegë tu” – Përplasje mes deputetit të VV-së dhe avokatit Koci

Seancat e Kuvendit mund të mos jenë konstituuar, por fjalët po fluturojnë si të ishim në mes të një debati parlamentar këtë herë jo në sallë, por në rrjetet sociale. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërceli, vendosi të thyejë heshtjen institucionale me një ftesë… ndryshe. I drejtohet avokatit Arianit Koci me një “thirrje” publike: “Arianit…

Lajme

07/06/2025 12:06

Seancat e Kuvendit mund të mos jenë konstituuar, por fjalët po fluturojnë si të ishim në mes të një debati parlamentar këtë herë jo në sallë, por në rrjetet sociale.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërceli, vendosi të thyejë heshtjen institucionale me një ftesë… ndryshe. I drejtohet avokatit Arianit Koci me një “thirrje” publike:

“Arianit Koci, ku je? Shpresoj që nuk e ke lidh vikendin. Po na mungon.”

Ironi? Shaka miqësore? Apo thumb politik? Nuk zgjati shumë dhe përgjigjja erdhi. Avokati Koci ftesën si provokim:

“Nuk po të ka hije me ironizu. Bar ti që nuk të konsideroj primitiv, si do kolegë tu. Shteti është në bllokadë, e ekonomia katastrofë.”

Një përplasje që reflekton më shumë se një shkëmbim personal  është tensioni që po vlo në jetën politike kosovare, ku Kuvendi mbetet i ngrirë, ndërsa shoqëria pret përgjigje, jo batuta.