Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Nuk pati para ta paguante 2,5 milionë euro, e ndërton Bugatti-n prej kartonit

22:46 | 2 Prill 2020

Në brendi nuk ka ndonjë motor, por vihet në lëvizje me ndihmë të pedaleve.

Me çmim prej 2.5 milionë eurove, Bugatti Chiron është një ndër makinat luksoze në tregun e makinave, transmeton lajmi.net.

NHET TV, që njihen për ndërtimin e kopjeve të makinave të shtrenjta, kanë ndërtuar një Bugatti Chiron nga kartoni, duke i vënë anash katër rrota dhe pedale të biçikletave, të cilat i ndihmojnë të lëvizë.

Ndiqeni videon e mëposhtme për të mësuar detaje të tjera të kësaj kopje makine. /Lajmi.net/