Nuk pati minutazh ndaj Sllovenisë, reagon Edon Zhegrova

Pas gati një viti, Edon Zhegrova veshi përseri fanellën e Kosovës. Ai u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes kundër Sllovenisë, e cila përfundoi me barazim 0-0. Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Edon Zhegrova nuk ishte i kënaqur me minutazhën që i dha trajneri Franco Foda, edhe pse kishte kërkesa nga…

Sport

11/10/2025 15:00

Pas gati një viti, Edon Zhegrova veshi përseri fanellën e Kosovës.

Ai u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes kundër Sllovenisë, e cila përfundoi me barazim 0-0.

Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Edon Zhegrova nuk ishte i kënaqur me minutazhën që i dha trajneri Franco Foda, edhe pse kishte kërkesa nga tifozët gjatë gjithë ndeshjes për inkuadrimin e tij.

Futbollisti i Juventusit, sot ka reaguar në profilin e tij zyrtar, ku ka falenderuar tifozët për përkrahjen.

”Faleminderit gjithë tifozëve për përkrahje, ndjenjë e veqant!”, ka shkruar Zhegrova.