Nuk ndalen supergolat për PSG-në, Gueye shënon një tjetër eurogol nga distanca

PSG është duke fituar me rezultat 3-1 si mysafir ndaj skuadrës së Brest, shkruan lajmi.net.

Sport

20/08/2021 22:45

E veçanta e kësaj sfide përpos shënimit të disa golave, është se thuajse të gjitha janë shënuar supergola.

Pas një goli të bukur nga Herrera e cila e hapi sfidën në minutën e 23-të, edhe Kylian Mbappe realizoi një të bukur me kokë afër pikës së penalltisë në minutën e 36-të.

Sidoqdoftë goli i tretë i PSG-së i shënuar nga Idrissa Gueye në minutën e 73-të, duhet të jetë më i miri i kësaj ndeshje, pasi realizoi një super gol nga distanca.  /Lajmi.net