Nuk mungon flamuri i Amerikës në protestën kundër padrejtësive nga Specialja

Në protestën që është duke u mbajtur sot në Prishtinë kundër padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë, nuk mungoi as flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përkrah flamujve kombëtarë dhe simboleve të UÇK-së, qytetarët që po marrin pjesë në protestë valëvitën edhe flamurin amerikan,…

Lajme

07/08/2025 17:24

Në protestën që është duke u mbajtur sot në Prishtinë kundër padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë, nuk mungoi as flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përkrah flamujve kombëtarë dhe simboleve të UÇK-së, qytetarët që po marrin pjesë në protestë valëvitën edhe flamurin amerikan, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për mbështetjen historike që SHBA-ja i ka dhënë popullit të Kosovës, raporton lajmi.net

Prania e flamurit të SHBA-së shihet si mesazh i qartë për partnerët ndërkombëtarë, sidomos në kohën kur proceset gjyqësore në Hagë po cilësohen si të njëanshme.

Protesta u organizua nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë./Lajmi.net/