Nuk mjafton goli i Xhakës, Chelsea mposht Arsenalin

Chelsea ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Arsenalit.

Sport

01/08/2021 17:52

“Blutë” e Londrës ia dolën të fitojnë me rezultat të ngushtë 1 – 2, shkruan lajmi.net.

Kai Havertz zhbllokoi rezultatin pas një pasimi të bukur nga Timo Werner që e vendosi një me një me portierin (26′).

Pavarësisht rasteve të shumta, dy skuadrat nuk gjetën golin dhe shkuan në pushim me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë, Arsenal fillimisht ishte më kërkues.

Pas një harkimi të bukur nga Nicolas Pepe, mesfushori Granit Xhaka realizoi me kokë për të barazuar rezultatin (69′).

Por, vetëm pas tre minutave, Hector Bellerin gaboi në mbrojtje duke ia pasuar topin Tammy Abraham që lehtësisht gjeti golin (72′).

Kësisoj, epilogu përfundimtar i ndeshjes ishte 1 – 2./Lajmi.net/