Nuk mjaftojnë as 220 milionë, vetëm një ‘mrekulli’ e lejon kalimin e Mbappe te Reali

Real Madrid e do me ngulm transferimin e yllit të PSG-së, Kylian Mbappe, ku kanë mbetur vetëm edhe disa orë derisa të mbyllet afati veror.

Sport

31/08/2021 20:40

PSG nuk i është përgjigjur ofertës, pasi Real Madrid ofroi 220 milionë euro, kështu raporton Goal, transmeton lajmi.net.

Shkaku që negociatat janë ndërprerë, duket që Mbappe do mbetet për se paku edhe një vit në “Parkun e Princave”.

“Los Blancos” janë refuzuar dy herë nga PSG, një oferta e fundit ishte 170 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.

PSG ka bërë gjithçka ta mbajë Mbappe, por sulmuesi ka refuzuar gjashtë propozime të rinovimit të kontratës.

Skuadra franceze mund ta humbas lojtarin falas në fund të sezonit, por kjo nuk ka ndikuar që të pranojë asnjë ofertë të Realit.

Ndërkohë, Mbappe që dëshiron t’i bashkohet Realit, mund të nënshkruajë parakontratë me gjigantin spanjoll qysh në janar./Lajmi.net/