Nuk mbahet Guardiola, shpërthen me kritika ndaj mbrojtjes së Man City

Mbrojtësit e Manchester City do të kenë punë të vështirë me Pep Guardiolan, pas ndeshjes kundër Crystal Palace.

Sport

19/01/2020 15:15

City ka lëshuar përsëri pikë në Premierligë, duke luajtur baras 2:2 me skuadrën e Crystal Palace.

Në këtë ndeshje, si shpeshherë, mbrojtja e kampionëve të Premierligës nuk ishte në nivelin e duhur, dhe këtë e shprehi edhe Guardiola pas ndeshjes.

“Në këtë situatë, 2:1, nuk lejohet që ta lëmë Zaha të vrapojë. Është e thjeshtë” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Por ne e lejuam dhe pësuam gol..” ka shtuar Pep, duke shprehur frustrimin e tij me mbrojtësit e skuadrës.

Manchester City tashmë mbetet me 13 pikë më pak se Liverpool, të cilët kanë edhe dy ndeshje për të luajtur, me mundësinë për të shkuar në 19 pikë. Kjo në një formë i ka dhënë fund kampionatit në Angli. /Lajmi.net/