Nuk la shenjë te Juventusi, Ramsey pranë rikthimit në Premierligë

Me ardhjen e Pirlos, Juventusi do të jetë një kantier i vërtetë ku priten afrime dhe largime në skuadër.

Sport

23/08/2020 16:40

Aaron Ramsey mund të mbyllë aventurën me bardhezinjtë pas vetëm një sezoni ku nuk arriti të impresiononte në fushë dhe e ardhmja do të jetë sërish Premierliga.

Manchester United kryeson garën për fantazistin uellsian teksa admiruesit e tjerë nuk mungojnë me West Ham dhe Crystal Palace që po ndjekin zhvillimet mes lojtarit dhe Juventusit. /Lajmi.net/