“Nuk kam fjalë për ta përshkruar Agueron”
Ylli i Argjentinës dhe Manchester City, Sergio Aguero, është etiketuar si një sulmues perfekt.
Sport
Aguero ka pranuar së fundmi epitetin si sulmuesi perfekt nga ish sulmuesi i Manchester City, Shaun Goater.
Lojtari që në vitin 2011 transferohej nga Atletico Madrid tek Man City është kthyer në një ikonë të skuadrës nga ‘Etihad Stadium’.
31 vjeçari ka qenë konsistent në formën e tij, duke regjistruar 30+ gola në pesë sezone nga tetë të luajturat.
“Nuk do ta kisha problem të luaja me Agueron. Sergio i bën gjërat të duken më të thjeshta” ka thënë Goater, transmeton lajmi.net.
“Sergio është një golashënues. Kure sheh atë, me dy prekje futet në zonë dhe bëhet vdekjeprurës” ka thënë tutje ish lojtari i City.
“Nuk kam fjalë për ta përshkruar atë. Do të kënaqesha të luaja krahë tij” ishin fjalët e Goater.
Aguero po tregon formë të lartë edhe në paraqitjet me Argjentinën, në garat e Kupës së Amerikës. /Lajmi.net/