Nuk ka vend për panik, gjasat që i dyshuari në QKUK ka koronavirus janë minimale
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pak më parë tha se një rast i dyshuar me koronavirus gjendet i shtrirë në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lajme
Mirëpo, burime të lajmi.net brenda Klinikes Infektive, bëjnë të ditur se nuk ka vend për panik dhe se edhe pas rezultateve do të vërtetohet që nuk ka të bëjë me koronavirus.
“Për disa orë kanë me dalë rezultatet, ama nuk është rast me koronavirus, veç po dyshohet, ama s’ka kurrgjë. Nuk ka vend për panik edhe pas disa orësh do të dalin rezultatet e analizave”, ka thënë ky burim.
Lexo edhe:
Një rast i dyshuar për koronavirus shtrihet në Klinikën Infektive
Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë përurimit të laboratorit të mikrobiologjisë, tha se është një Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse në vend, dhe natyrisht edhe Kosova është e rrezikuar nga koronavirus.
“Mundësia që të paraqiten këto raste edhe në Kosovë, mund të ndodhë. Ka plan të veprimit, është në veprim me të gjithë akterët shëndetësorë, që nëse paraqitet ndonjë rast të intervenohet”, tha Vitia. /Lajmi.net/