“Nuk ka pasur ngritje të pagave”, Ymeri i ashpër me Qeveritë: Ka ndodhur vetëm ndryshim i numrave

Ymer Ymeri nga Sindikatat e Kosovës (SBASHK), u shpreh i ashpër me qeveritë që kanë udhëhequr Kosovën pasi që sipas tij nuk ka pasur ngritje të pagës mesatare qoftë në sektorin publik apo privat ndër vite por vetëm ndryshim të numrave. Ymeri u shpreh me kritikë ndaj politikanëve në Kosovë ku ironizoi me udhëheqësit politik…

Lajme

06/01/2025 20:54

Ymer Ymeri nga Sindikatat e Kosovës (SBASHK), u shpreh i ashpër me qeveritë që kanë udhëhequr Kosovën pasi që sipas tij nuk ka pasur ngritje të pagës mesatare qoftë në sektorin publik apo privat ndër vite por vetëm ndryshim të numrave.

Ymeri u shpreh me kritikë ndaj politikanëve në Kosovë ku ironizoi me udhëheqësit politik duke thënë se “Fëmijët tanë dijnë më shumë sesa politikanët”.

“Që nga marrja e qeverisë, Albin Kurti asnjëherë në asnjë periudhe Sindikatat nuk kanë qenë më shumë të sulmuara dhe më pak bashkëpunues  me qoftë Ministrinë apo qeverinë. Kurti nuk ka bashkëpunuar me neve si sindikata. Ne jemi udhëheqës të njëjtë edhe para zgjedhjes së Kurtit. Nuk është problemi i takimeve nga Sindikata me udhëheqës si Ramush Haradinaj, Kadri Veseli apo Hashim Thaqi. Problemi është se Kurti ka tentuar të i marrë sindikatat nën udhëheqjen e tij, edhe sindikatat me vepru ashtu si don ai. Po del si ka njohur sindikatët apo edhe Udhëheqësve të Sindikatբve, që nuk i nënshtrohen asnjë qeverie. Krahasimi i pagave në Kosovë, nëse i marrim se a janë rritur pagat si numër, ato janë rritur por nëse krahasojmë vlerat e pagës sot dhe mëherët, kemi ulje të pagave.   Nëse i krahasojmë vlerat, nëse kemi pasur pagë 416 euro me një buxhet 1 miliardë e gjysmë ndërsa sot ësht mbi 3 miliardë e gjysmë. Që d.mth buxheti është dyfishuar, por pagat është dashur të baraspeshohen sot do duhet 800 euro e jo 600 euro”, tha Ymeri në dukagjin.