Nuk ka limit kohor për Tyson Fury – mund të vendos më vonë nëse do të pensionohet ose jo
Tyson Fury vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në peshat e rënda në boks.
Sport
Kampioni i WBC akoma nuk ka dhënë një version zyrtar nëse do të pensionohet ose jo nga boksi.
Pas fitores ndaj Dillian Whyte, ‘Gypsy King’ kishte thënë se ishte lufta e fundit për të, por në versionin zyrtar nuk ka vendim.
Thuhej se WBC do t’i caktonte afat kohor për të marrë vendimin, por raportimet e fundit nga ‘Mirror’ nuk thonë ashtu, përcjell lajmi.net.
Britaniku do të ketë kohë mjaftueshëm për të marrë vendimin e tij, pa u obliguar të heq dorë nga titujt e tij.
Presidenti i WBC nuk ka parë arsye për t’i bërë presion boksierit në vendimin e tij.
Fury mund të kthehet në ring për një duel që unifikon titujt e kampionit. Kjo do të ishte në një përballje ndaj Anthony Joshua ose Oleksandr Usyk, varësisht cili fiton duelin direkt. /Lajmi.net/