Nuk ka kufizime për qarkullimin e kamionëve mbi 20 tonë më 26 korrik
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, më 26 korrik 2026, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit, vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, i cili tregon se nuk pritet të plotësohen kushtet…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, më 26 korrik 2026, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, i cili tregon se nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për aktivizimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit, raporton lajmi.net
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin ditor të kushteve meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se temperaturat arrijnë nivelin që kërkon zbatimin e masave kufizuese.
Kufizimet e përkohshme për mjetet e rënda transportuese vendosen gjatë periudhave me temperatura të larta për të mbrojtur infrastrukturën rrugore nga dëmtimet./Lajmi.net/