Nuk iu ndahet pronarit, qeni e bën veprimin e pamundur që të qëndrojë afër tij

Jo më kot thuhet se qeni është miku më besnik i njeriut.

Fun

11/12/2019 17:09

Në një video të ngarkuar së fundmi nga ‘Daily Mail’, ilustron vështirësitë nëpër të cilat kalon një qen, për t’i qëndruar sa më afër pronarit, shkruan lajmi.net.

Pronari, i cili sipas pamjeve bën mbikëqyrjen e kamerave i ulur në karrige para kompjuterit, nuk i jep vëmendjen e duhur kafshës së tij shtëpiake.

Kësisoj, qeni me përpjekjen më të madhe tërheq një karrige afër dhe, përmes fuqisë së gojës, e afron deri tek pronari.

Së këndejmi, ai i afrohet mjaftueshëm pronarit që ta ledhatojë atë. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMail/videos/429621367946578/