Nuk i pëlqeu zëvendësimi, ky ishte reagimi i Vedat Muriqit
Barazim pa gola në La Liga mes Mallorcas dhe Osasunës. Shumë pak raste u regjistruan në takimin e luajtur në “Visit Mallorca Estadi”. Por në minutën e 76′ ishte një episod aspak i hijshëm për futbollistin e Kosovës, Vedat Muriqi. Mallorca mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Jose Copete (69’), derisa…
Sport
Barazim pa gola në La Liga mes Mallorcas dhe Osasunës. Shumë pak raste u regjistruan në takimin e luajtur në “Visit Mallorca Estadi”. Por në minutën e 76′ ishte një episod aspak i hijshëm për futbollistin e Kosovës, Vedat Muriqi.
Mallorca mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Jose Copete (69’), derisa shtatë minuta më vonë, trajneri Aguirre urdhëroi ndërrimin e Vedat Muriqit, i cili e priti shumë keq.
Sulmuesi nga Prizreni, i cili po vuante për të lënë shenjën e tij në këtë përballje, shfry dufin duke goditur pankinën në momentit që u detyrua të dilte nga loja. Pavarësisht inferioritetit numerik, Mallorca ia doli të ruante portën e paprekur dhe të merrte një pikë.