Nuk e prishin! Shtëpinë 140 vjeçare e zhvendosin diku tjetër

Pas 139 vjetëve te adresa “807 Franklin St.” në San Francisco, shtëpia viktoriane dykatëshe është dërguar në një adresë të re.

Fun

22/02/2021 22:05

Shtëpia me dritare të mëdha dhe me derë kryesore ngjyrë kafeje është lëvizur me makinë transportuese të dielën në një lokacion gjashtë blloqe larg nga adresa e mëhershme. Qytetarët kanë bërë foto të transportimit të shtëpisë – duke u lëvizur ajo me shpejtësi 1.6 kilometra në orë – për në rrugën 635 Fulton.

Kjo lëvizje ishte planifikuar me vite. Një transportues me përvojë i shtëpive, Phil Joy, ka thënë për “San Francisco Chronicle” se është dashur të siguronte leje nga më tepër se 15 agjenci të qytetit.

Joy ka thënë se lëvizja ka qenë jo e lehtë për faktin se në pjesën e parë është një teposhtës. “Ka gjithmonë vështirësi për të lëvizur një shtëpi”, ka thënë Joy. Përgjatë lëvizjes janë larguar kohëmatësit e parkingut, degë të pemëve e po ashtu janë zhvendosur semaforë.

Pronari i kësaj shtëpie që ka gjashtë dhoma, sipërmarrësi nga San Francisco, Tim Brown, do të paguajë 400 mijë dollarë përfshirë këtu kosto të zhvendosjes.