Nuk e keni parë hënën kështu asnjëherë më parë

Një kameraman ka marrë fotografitë e qiellit nga oborri i shtëpisë, duke krijuar një imazh të qartë të hënës që kombinon 50,000 skeda të veçanta.

Fun

01/03/2019 11:24

Andrew McCarthy, nga Elk Grove, Kalifornia, realizoi fotografi prej 81- megapikselësh, që tregojnë gjysmën e hënës të mbuluar në errësirë ,ndërsa tjetra në ndriçim, transmeton lajmi.net.

Në vend që të përdorin pajisje të teknologjisë së lartë që kushtojnë dhjetëra mijëra euro, Andrew thjesht përdor dy kamera të rregullta për të kapur pjesët e ndryshme të hënës, pastaj duke i vendosur së bashku përmes një softueri kompjuterik.

Imazhi përfundimtar është një madhësi prej 81 megapikselësh, rreth tri herë më i lartë se sa që gjendet në televizorët e rezolucionit 8K, për shkak të kësaj qasjeje unike.

Ndiqeni kreativitetin e aplikuar të McCarthy-t në fotografi. /Lajmi.net/