“Nuk e kam problem të lidhesh me dikë tjetër”, Kledi tregon se çfarë i tha e dashura para se të hynte në shtëpi

Njëri nga konkurrentët e "Big Brother VIP" ka zbuluar bisedën me të dashurën para se të hynte në shtëpi.

ShowBiz

07/10/2021 15:54

Ish-futbollisti i njohur shqiptar Kledi Hysa ka zbuluar bisedën që ai pati me të dashurën e tij para se të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”, shkruan lajmi.net.

Ai tha se kur iu bë oferta për të marrë pjesë, zhvilloi një bisedë me të dashurën ku i kërkoi mendimin e saj.

Kledi tha se mes bisedës së bërë me të dahsurën ajo i tha se nuk do t`i pengonte nëse Kledi do të fillonte një lidhje brenda shtëpisë dhe se do të ishte falënderuese për kohën e kaluar së bashku jashtë shtëpisë./Lajmi.net/